Qeveria ndan 360 mijë euro për aparatura mjekësore për testim për Covid
21 gusht 2020
| 14:05
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, janë ndarë 360 mijë e 170 euro për blerjen e aparaturave mjekësore për testim për Covid-19.
Me këtë rast, kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se janë duke vazhduar me investime në institucione të shëndetësisë, për luftë kundër Covidit.
“Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, me kërkesë të Ministrisë se Financave, ka marrë vendim për ndarjen e shumës prej 360,170 euro në bazë të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, për qëllim të financimit të aparaturave mjekësore për testim për Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe IKShPK, bazuar në planin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, është shprehur Hoti.