Qeveria ndan 40 milionë për “Trepçën” dhe Telekomin
29 tetor 2021
| 21:09
Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të premte Buxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro. Me buxhetin e miratuar, 100 milionë euro janë ndarë për ushtrinë, kurse 40 milionë euro për ndërmarrjet publike “Trepça” dhe Telekomi i Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilën ai e udhëheq, për herë të parë ka ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë ndërsa 10 milionë euro të tjera për furnizimin me pajisje moderne për policinë e zjarrfikësit.