Qeveria ndan 41 milionë euro për pagat në sektorin privat

27 mars 2020 | 15:59

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë me dije  se ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar të ndahen 41 milionë për pagat në sektorin privat, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid-19.

Ministri i Financave sapo propozoj: 41 milionë euro për paga. 12 milionë euro për qiratë (për 2 muaj). 20 milionë për likuiditet të kompanive. Kjo për fazën emergjentë. Mirë për fillim, por do të insistojmë që në faza tjera të alokohen edhe mjete shtesë”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe qeveria japoneze është duke e…