Qeveria ndan 5.8 milionë euro për përballje me inflacionin

13 dhjetor 2022 | 11:10

Qeveria e Kosovës ka ndarë të martën 5.8 milionë euro si mbështetje për përballje me inflacionin.

Një pjesë e mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 euro, ndërsa pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.

Në mbledhjen e së martës, qeveria ka themeluar edhe Këshillin shtetëror organizativ për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 25-vjetorin të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po  ashtu, qeveria ka proceduar për në Kuvend dhënien e investitorit strategjik kompanisë “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot…