Qeveria ndan 50 mijë euro për aftësimin profesional për të rinjtë në Bujanoc

29 janar 2020 | 15:00

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ndarë 50 mijë euro për aftësim profesional për të rinjtë në Bujanoc nga e shpenzimeve rezervë.

Ndarja e këtyre mjeteve është bërë sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë në detyrë.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë 15 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Sami Thaçi dhe 10 mijë për dy policët e plagosur nga rasti i mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit.

Qeveria ka marrë vendim që të gjitha familjeve të policëve të rënë në detyrë t’ua jep një shumë prej 300 eurosh çdo muaj krahas 70 për qindëshit të pagës së policëve.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Task Forca anti Drogë dhe Siguri në Shkolla, së bashku…