Qeveria ndan 50 mijë euro për financimin e projektit për ujërat e zeza në Ferizaj
05 mars 2024
| 15:26
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarjen e 50 mijë eurove për financimin e projektit “Trajtimi i Ujrave të Zeza” në Ferizaj.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se marrëveshja është nënshkruar në mes të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Bifurgacioni, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Komunës e Ferizajt.
“Në mënyrë që të procedojmë tutje me ratifikimin e marrëveshjes pra, si parakusht edhe të hapen kodet buxhetore, në këtë rast propozojmë që të ndahen 50 mijë euro në mënyrë që të procedojmë edhe ratifikimin e marrëveshjes në fjalë”, ka thënë Murati.