Qeveria ndan 500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës
02 prill 2019
| 16:44
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar vendimin për ndarjen e 500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
“Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Kjo shumë i është ndarë futbollistëve të Kosovës pas suksesit historik të arritur në Ligën e Kombeve.
/Epoka e re/