Qeveria ndan 500 mijë euro për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën
23 prill 2020
| 18:04
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 euro (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.
/Epoka e re/