Qeveria ndan 57 mijë euro për punëtorët në rezidencën “Ibrahim Rugova”

07 maj 2019 | 12:18

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 102-të ka aprovuar propozim vendimin për vazhdimin e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë.

Në këtë mbledhje të Qeverisë është miratuar edhe propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve për pagën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova” – propozim nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Me këtë rast janë ndarë rreth 57 mijë euro për pagesën e këtyre punëtorëve.

Në këtë mbledhje të Qeverisë është miratuar edhe propozimi i ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar për kandidatin Drin Haraqija për drejtor te përgjithshëm të Agjencisë se Punësimit me mandat trevjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
6 maji ka shënuar nisjen e muajit të shenjtë të…