
Qeveria ndan edhe 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit
26 qershor 2018
| 15:35
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 30 mijë euro për shërimin e ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është bërë me dije se kjo shumë e parave do të merret nga rezervat e shtetit.
Të njëjtën shumë për Bukoshin, Qeveria e kishte ndarë edhe vitin e kaluar.