Qeveria ndan edhe 6 milionë euro për rrugën Prishtinë-Podujevë
Qeveria e Kosovës ka ndarë të mërkurën edhe 6 milionë euro për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.
Vendimi është marrë me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që drejtohet nga Liburn Aliu.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se rruga ka qenë nevojë e kamotshme e trevës së Llapit për t’u lidhur me kryeqytetin sa më shpejtë.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se parashikimi është që deri në fund të vitit nevojitet kjo shumë e parave.
“Kemi parë dinamik të shtuar në Ministrinë e Mjedisit dhe parashikimi është që deri në fund të vitit nevojiten edhe 6 milionë euro të tjera. Si rezultat propozojmë që këto mjete të ndahen dhe të merren nga kontigjencat për shpenzime kapitale”, ka thënë Murati.