Qeveria ndan mbi 11 milionë euro për subvencionimin e faturës së rrymës së qytetarëve për dhjetor

10 janar 2024 | 12:48

Qeveria e Kosovës ka ndarë 11 milionë e 400 mijë euro për subvencionimin e faturës së energjisë elektrike për konsumatorët që kanë kursyer në muajin dhjetor.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se konsumi i energjisë elektrike ka qenë 4 për qind më i ulët në muajin dhjetor, ndërsa 15 për qind në nëntor.

“Ne ndamë 11 milionë e 482 mijë euro për pagesën e subvencionit të faturave për qytetarë dhe bizneset për muajin dhjetor 2022. Arsyeja që pse bizneset nuk kanë përjetuar rritje të çmimit të energjisë elektrike që nga shkurti i vitit të kaluar dhe arsyeja pse shumica e familjeve nuk janë prekur fare rritja e çmimit të energjisë elektrike është se faturat për të gjithë janë subvencionuar nga buxheti i Kosovës. Shuma e ndarë për periudhën shkurt – dhjetor 2022 është 76 milionë e 800 mijë euro ku secili qytetar mund të shoh se sa është subvencionuar në web-faqen e KEDS-it”, ka thënë Rizvanolli, duke shtuar se mesatarja e subvencionit për amvisëri është 112 euro për periudhën e subvencionimit të faturës, ndërsa për biznese dhe institucione publike 336 euro.

Nga ky subvencionim kanë përfituar 476 mijë familje, ndërsa për biznese dhe institucione publike janë shpenzuar 23 milionë e 722 mijë euro.

Ministrja e Ekonomisë ka thënë se situata me energji elektrike pritet të përkeqësohet në javët në vazhdim pasi çmimet në tregjet evropiane të rrymës do të rriten.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte njoftuar se nga shtatori nëse një familje ka shpenzuar 1 000 kilovatë në shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa në shtatorin e këtij viti ka harxhuar 900 kilovatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi futbollistik FC Behar nga Peja njoftoj dje për zyrtarizmin…