Qeveria ndan mbi 16 mijë euro në mbështetje të KKSh-së dhe përfaqësuesve të Luginës
15 prill 2024
| 16:01
Qeveria e Kosovës ka ndarë 16 mijë e 880 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese.
Ky vendim është marrë të hënën gjatë mbledhjes të qeverisë, e cila është mbajtur në mënyrë elektronike.