Qeveria ndan mbi 17 mijë euro për vizitën e përfaqësuesve të Luginës në Strasburg
25 maj 2023
| 14:39
Qeveria e Kosovës ka ndarë 17 mijë e 350 euro për të mbështetur Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në funksion të realizimit të vizitës zyrtare në Parlamentin Evropian në Strazburg.
“Për zbatimin e këtij Vendimi do të përdoren mjetet nga organizata buxhetore Zyra e Kryeministrit me kod 104, nën-programi ‘Përkrahje për Luginën e Preshevës’ me kod 39100, kategoria e shpenzimeve ‘Subvencione dhe Transfere’”, është thënë ndër të tjera në vendim.