![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/Qeveria-Kurti.jpg)
Qeveria ndan mbi 250 mijë euro për librat e nxënësve në Luginë të Preshevës
09 gusht 2023
| 11:50
Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe, për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në vlerë prej mbi 250 mijë euro.
“Ndihma jonë për bashkëkombësit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë.
Ndarja e këtyre mjeteve është bërë pas kërkesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar.