Qeveria ndan mbi 7 milionë euro që ‘bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa’

13 nëntor 2024 | 11:22

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 7 milionë euro, në mënyrë që siç ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati, “të rikapitalizohet fondi kosovar për garantimin e kredive dhe kësisoj të mundësohet vazhdimi i kreditimit të bizneseve”.

Ndarja e mjeteve është bërë për zbatimin e masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, “mbështetje bizneseve për qasje në financa”.

Kryeministri Albin Kurti ka specifikuar paraprakisht shumën e ndarë: 7 milionë e 368 mijë e 410 euro.

Ndërsa ministri Murati ka thënë se ky vendim është marrë “në mënyrë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive dhe që bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojnë hipoteka si garanci apo pengje të tjera të pronave të tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erza Abdullahu shpall të pavlefshme diplomën dhe dëftesat e shkollës…