Qeveria ndan mbi shtatë milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore
14 gusht 2024
| 12:41
Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se shuma për subvencionimin e teksteve shkollore është mbi shtatë milionë euro.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka sjellur për aprovim kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 7 milionë e 375 mijë e 138 euro deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024 për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2024/2025”, deklaroi ai.
Në konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bëri të ditur se edhe këtë vit do të bëhet subvencionimi i teksteve shkollore.