Qeveria ndan mjete për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Bujqësisë
28 korrik 2021
| 14:39
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ndarja e mjeteve për Ministrinë e Shëndetësisë do të bëhet për pagesën e specializantëve për muajin korrik 2021.
“Janë pranuar shumë së më shumë specializantë se që ka qenë e buxhetuar dhe kjo po ndodhë që ta marrim këtë vendim, por muajve në vijim është ndryshe pasi është plotësuar ndryshuar në Kuvend sot”, ka thënë Murati, duke bërë me dije për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë marrë vendim ndarjen e 5 milionë eurove.