Qeveria ndan mjetet për profesionistët shëndetësorë dhe stafin mbështetës

30 maj 2022 | 16:01

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për Ministrinë e Shëndetësisë (MSh) për pagesën e profesionistëve shëndetësore dhe stafit mbështetës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e 80-të të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për Ministrinë e Shëndetësisë. Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022”, ka njoftuar qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Stërvitjes  Bazë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes…