
Qeveria ndan rreth 32 mijë euro për ajrin në Prishtinë
16 mars 2018
| 10:33
Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 31 mijë e 700 euro për komunën e Prishtinës për të kompensuar shpenzimet për masat e ndërruara muaj më parë për përmirësimin e ndotjes së ambientit.
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Besim Demi ka kërkuar nga Qeveria miratimin e kësaj shume në mënyrë që të kompensojë shpenzimet e komunës së Prishtinës.