Qeveria ndanë 100 milionë euro për ushtrinë, 10 milionë për zjarrfikësit dhe policinë
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten buxhetin e shtetit për vitin 2022 në shumë prej 2 miliardë e 748 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se qeveria të cilën ai e udhëheq, për herë të parë ka ndarë një buxhet prej 100 milionë euro për ushtrinë, ndërsa 10 milionë euro të tjera janë ndarë për furnizimin me pajisje moderne për policinë dhe zjarrfikësit.
“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej 100 milionë euro apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor e synimi ynë është që këtë ta sjellim në 2 për qind të bruto produktit vendor”.
“Nga kursimet në paga që ka bërë menaxhmenti i ri AKP-së, na është mundësuar që ato mjete t’i riorientojmë në ushtri e si rezultat do t’i rekrutojmë 840 ushtarë të rinj”, është shprehur Kurti në mbledhjen e qeverisë.