Qeveria ndanë 124 mijë euro për shtatoren e Adem Demaçit e cila do të jetë e gjatë katër metra
18 qershor 2019
| 22:38
Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për ngritjen e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi dhe ka nisur procedurat për realizimin e kësaj të fundit.
Tashmë është hapur tenderi për projektimin e shtatores së veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, e cila do të vendoset te rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes për konkursin e projektit me titull “Ndërtimi i shtatores së Adem Demaçit” .
Afati i fundit për pranimin e projekteve është data 17 korrik 2019.