Qeveria ndanë mbi 31 mijë euro në mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë mbi 31 mijë euro.
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Vlera e buxhetit është mbi 31 mijë euro.
“Është miratuar vendimi për anulimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024. Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro), me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar”.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.