Qeveria ndryshon, Dumoshi mbetet në krye të Ministrisë së Sportit

31 dhjetor 2020 | 18:09

Vlora Dumoshi ka vazhduar punën në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe në qeverinë Hoti, e cila është votuar më 3 qershor nga 61 deputetë, 24 vota ishin kundër dhe 1 deputet kishte abstenuar.

Dumoshi ishte ministre e MKRS-së edhe gjatë katër muajve të vitin 2020 kur Qeveria e Kosovës drejtohej nga Albin Kurti. Ministrja Dumoshi ka qenë mjaft aktive duke përkrahur shumë projekte sportive të cilat ishin në proces nga vitet e mëparshme ku një ndër to ishte edhe përfundimi dhe përurimi i Palestrës së Sporteve në Istog, në të cilin kishin zgjatur punimet plot 16 vjet. (Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Veliu drejtoi në vitin 2020 Ministrinë e Punëve të…