Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

23 nëntor 2022 | 12:29

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 109-të ka shfuqizuar vendimin e marrë nga ish-qeveria Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët në vitin 2017.

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm para datës së hyrjes në fuqi të vendimit për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar, rrjedhimisht edhe këtyre institucioneve të drejtësisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje janë shfuqizuar 300 akte nënligjore të marra nga qeveritë e kaluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Louis van Gaal, trajneri i Holandës, pjesëmarrëse në Kupën e…