Qeveria ndryshon Projektligjin që dërgon FSK-në në operacione jashtë vendit
24 korrik 2024
| 11:31
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj bënë rregullimin e dërgimit të FSK-së jashtë vendit për të marrë pjesë në operacione të paqes dhe ndërkombëtare.
“Ky projektligj bën rregullimin e proceduat e dërgimit të FSK-së jashtë vendit si dhe marrjen pjesë në operacionet e paqes dhe operacioneve ndërkombëtare dhe aktivitete tjera”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
E ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ky projektligj është i rëndësishëm për shkak se sipas tij, FSK-ja është e gatshme që të kryej operacione ndërkombëtare.