Qeveria në agoni dhe plaçkitja e buxhetit të shtetit

01 dhjetor 2024 | 19:38

Nga Hisen Berisha

Si deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh shqetësimin më të thellë për abuzimin e vazhdueshëm me buxhetin e shtetit nga ana e kësaj qeverie, e cila po tregon qartë një mungesë të plotë transparence dhe llogaridhënieje në menaxhimin e fondeve publike. Praktika e përdorimit të kontratave njëburimore për të favorizuar interesa të caktuara është një formë e hapur korrupsioni dhe krimit të organizuar që dëmton ekonominë e vendit dhe rrënon besimin e qytetarëve në institucione. Këto veprime nuk janë thjesht papërgjegjësi, ato janë një plaçkitje sistematike e parasë publike. Sjellja e tillë e qeverisë aktuale tregon qartë se ata e janë të bindur në fundin e pushtetit të tyre më 9 shkurt 2025. Në vend që të përqendrohen në interesin e qytetarëve, ata janë të angazhuar në “keqpërdorime të minutës së fundit”. Si deputet i PDK e siguroj opinionin publik se çdo abuzim i evidentuar do të hetohet dhe do të përballet me drejtësinë. Sapo ta marrim besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, do të sigurohemi që ata që kanë abuzuar me paratë e qytetarëve të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet e tyre. Transparenca, integriteti, llogaridhënia dhe përgjegjësia do të jenë shtyllat kryesore të qeverisjes sonë. E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi korrupsion dhe klientelizëm, por mbi drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.

https://youtu.be/FnybH0IJYCw?si=fM7uiuH8qggDQANW

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…