Qeveria në detyrë shkarkon edhe bordin e “Ibër Lepencit”
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Qeveria ka shkarkuar bordin e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.
Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit.
Ky është bordi i përkohshëm në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.:
1. Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore;
2. Alban Fetahu, drejtor;
3. Bekim Selimi, drejtor; dhe
4. Nazmi Pllana, drejtor.