Qeveria në detyrë shkarkon edhe bordin e  “Infrakos”-it

02 prill 2020 | 21:27

 

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhja elektronike)  në të cilën janë miratuar vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë në detyrë.

“Udhëzimi Administrativ për Përcaktimin e Procedurave për Shkatërrimin e Strukturave të Paligjshme, është dokumenti i parë që ka marr miratimin nga kabineti qeveritar. Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i procedurave për aplikimin e mjetit juridik shkatërrimit të strukturave të paligjshme nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës lidhur me zbatimin e vendimeve të plotfuqishme të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe aktgjykimeve të Panelit të Ankesave pranë Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. , në këtë përbërje:

  1. Enis Berisha, kryesues dhe drejtor;
  2. Vjollca Jashari, drejtore;
  3. Artan Dermaku, drejtor; dhe
  4. Abdullah Lala, drejtor.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në…