Qeveria në etapën përmbyllëse të procesit për liberalizimin e vizave
01 shtator 2018
| 14:27
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se Qeveria e Kosovës është në etapën e përmbylljes së procesit për liberalizimin e vizave, që do t`u hapë perspektivë të re qytetarëve të vendit.
Ai gjatë qëndrimit në Kroaci, ka takuar Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Neven Mimica.
“E njoftova Komisionerin për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për agjendën e reformave Europiane, për zhvillim ekonomik, fuqizimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe për fushat tjera që janë të rëndësisë së veçantë në përafrimin e vendit tonë me BE-në”, ka shkruar ai në “Facebook”.