Qeveria në mbledhjen e radhës do t’i ndajë mjetet për kompensimin e dëmeve nga vërshimet

20 tetor 2023 | 17:26

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se vlerësimi i dëmeve nga vërshimet është bërë nga një Komision qeveritar dhe se ndarja e buxhetit do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Gjatë raportimit në Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Murati ka thënë se vonesat në vlerësimin e dëmeve janë bërë për shkak se Komisioni ka bërë vlerësimin total dhe jo individualisht.

Pastaj sipas tij, Ministria ka kërkuar nga ky komision që vlerësimi të bëhet individualisht dhe se sipas tij, kjo tani më është bërë.

Ai ka thënë se nga vlerësimi i dëmeve që është bërë nga ky komision, shuma është 34.8 milionë euro.

“Ky komision ka qenë i ngarkuar që të mbledh informata sa i përket dëmeve. Çka ka ndodhur gjatë kësaj kohë ka qenë një raport me vlerësim për secilën komuna por nuk ka pasur vlerësim për individualë. Kemi kërkuar që të kemi lista të detajuar për secilën familje dhe kjo është bërë. Tani që i kemi të gjitha informata në mbledhje e radhës do ta trajtojmë si pikë të rendi të ditës”, ka thënë Murati.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka  pasur kritika në adresë të ekzekutivit, për mos ndërmarrjen e hapave për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet, raporton “EO”.

Sipas tij, nga ato vërshime ka pasur familje që kanë mbetur dhe pa shtëpi dhe se Qeveria nuk u ka dalë në ndihmë.

Kritika ndaj Muratit ka pasur edhe Mërgim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.  Ai ka thënë se qeveria është duke i konsideruar qytetarët si të dorës së dytë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) nuk ka pranuar ta komentojë deklaratën e…