Qeveria nesër lëshon teposhtë ndërtesës flamurin e komunitetit LGBTI

16 maj 2020 | 09:04

Pas kritikave dhe ankesave të shumta, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka lëshuar pe kundrejt komunitetit LGBTI, i cili ka kërkuar, sikurse vite më parë, që në ndërtesën e qeverisë ta vendosë flamurin e tyre. Qeveria në detyrë fillimisht ka hezituar që ta ndriçojë ndërtesën me ngjyrat e komunitetit LGBTI për nder të 17 majit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobsë dhe Transfobisë, por ka lëshuar pe ndërkohë.

Organizata CSGD, nga komuniteti në fjalë, ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, pra nesër, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.

“Sot në orët e pasdites kemi pranuar përsëri përgjigje pozitive nga zyra e kabinetit të kryeministrit që ndërtesa e qeverisë do të ndriçohet më 17 Maj për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobsë dhe Transfobisë – IDAHOBIT”, ka shkruar CSGD në “Facebook” dhe ka shprehur shpresë se ky vendim më nuk do të ndryshojë: “Shpresojmë që ky vendim është final dhe të mos ndryshohet siç ndodhi disa ditë më parë”.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarisht, mbi 4.62 milionë njerëz janë infektuar me virusin Korona…