Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite edhe shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes me ShBA-në në fushën e mbrojtjes

11 mars 2025 | 14:23

Qeveria e Kosovës nesër (e mërkurë) pritet të mbaj mbledhjen e radhës ku në rend dite janë 18 pika.

Në njërën nga pikat e rendit të ditës pritet të shqyrtohet nisma për lidhjen e marrëveshjes kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.

Në mbledhje pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e marrëveshjes së përgjithshme të sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur tashmë…