Qeveria nesër mban mbledhjen e radhës
23 maj 2023
| 23:00
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.
Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se mbledhja do të fillojë në ora 11:00 dhe do të mbahet në Ndërtesën e Qeverisë.
Ndërkohë, agjenda e kryeministrit Albin Kurti nesër përfshin edhe pjesëmarrjen në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”.