Qeveria nis hartimin e kornizës ligjore për sanksionimin e mohimit të krimeve
11 prill 2019
| 13:45
Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka autorizuar Ministrinë e Drejtësisë që të përgatis nismën legjislative për rregullimin sanksionimit të mohuesve të krimit.
Kjo iniciativë është propozuar nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
Ai ka thënë se një praktikë e tillë është e rregulluar në shumicën e vendeve perëndimore.
Hoxhaj i ka quajtur të papranueshme deklaratat e ditëve të fundit me tendencën e mohimit të krimeve të kryera ndaj qytetarëve të Kosovës nga shteti i Serbisë.
/Epoka e re/