Qeveria nis procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave në Uashington dhe Berlin
18 tetor 2023
| 11:11
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Kosovës në Berlin.
Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike, qeveria po ashtu ka miratuar blerjen e objektit rezidencial në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa nuk dihet se sa do të jetë shuma që buxhetit të shtetit do t’i kushtojnë blerjet e objekteve në Berlin të Gjermanisë e Uashington të ShBA-së.