Qeveria nis rezervat mjekësore për Viti dhe Klinë

15 mars 2020 | 08:13

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se sot kontingjentet e para me rezerva mjekësore i kanë nisur për Viti dhe Klinë. “Që nga mbrëmë Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, janë në karantinë. Gjatë kësaj kohe kemi qenë në kontakt me strukturat lokale. Sot kontingjentet e para me rezerva mjekësore i nisëm për Viti dhe Klinë.

Qytetarët e Vitisë, Klinës, e tash edhe të Malishevës, si dhe struktura udhëheqëse atje, kryetari Haliti, kryetari Elezaj e kryesuesi Gashi, kryetari Begaj, të jenë besimplotë se do jemi në mbështetje me krejt fuqinë. Është tejet e rëndësishme që masat restriktive nga qeveria të respektohen në tërësi në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha më e shkurtër në dalje nga kjo situatë”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simptomat më të zakonshme të koronavirusit Covid-19 janë ethet, lodhja…