Qeveria njofton për vendimin që hyn në fuqi nga 1 gushti për shtetasit serbë

29 korrik 2022 | 12:55

Qeveria e Kosovës  ka lëshuar një njoftim me rëndësi sa i përket hyrje-daljeve të qytetarëve të Serbisë në kufirin me Kosovën.

Ekzekutivi  ka bërë me dije se nga 1 gushti, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit të Kosovës me dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia, do të pajiset me dokument hyrje/dalje.

“Bazuar në vendimin e qeverisë nga mbledhja e 85-të e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me dokument hyrje/dalje”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prokuror spanjoll ka kërkuar që superylli kolumbian Shakira të…