Qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat e shtatorit për grevistët
03 tetor 2022
| 13:56
Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët.
Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kryeziu ka thënë se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për greva”, ka thënë Kryeziu për “Klankosova.tv”.