Qeveria nuk është e rrezikuar nga mocioni i opozitës
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk ndihet e rrezikuar nga mocioni i opozitës.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se opozita me deklarimet për rrëzimin e Qeverisë ka vetëm një qëllim: ta mbajë të zgjuar elektoratin.
Berisha, i cili mban edhe postin e zëvendësministrit në këtë Qeveri, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës është duke kryer punë të mëdha.
Sipas tij, problemet që kanë qëndruar për vite të tëra në sirtarët e qeverive të kaluara kanë filluar të zgjidhen nga kjo Qeveri.
Berisha i ka bërë thirrje opozitës t’i votojë projektligjet që janë në dobi të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, e të mos e shikojë vetëm interesin partiak e politik.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)