Qeveria nuk miraton as gjysmën e projektligjeve të parapara për këtë vit
02 korrik 2023
| 20:30
Efikasiteti su rrit, ani se planifikimet legjislative u pakësuan nga viti i kaluar.
Nga 78 projektligje të planifikuar për gjashtë mujorin e parë të 2023-ës, Qeveria i ka miratuar veç 34, që i bie as gjysmën e tyre. 50% -shin se kishte prekur as gjatë tërë 2022-ës, kur në plan kishte 171 nisma ligjore.
Shumë prej atyre që su kryen deri në qershor, lidhen direkt me rrugën integruese të Kosovës.
Nëse ndodhë si vitin e kaluar, ato që s’kryhen, mund edhe të harrohen krejt.
Pos këtyre vonesave, në IKD thonë se Qeveria edhe s’respektoi afatet kushtetuese në rastin e projektligjit për Skemat Pensionale./klankosova.tv