Qeveria nuk ndau asnjë cent për Skenderajn, dikur Kurti e akuzonte Thaçin se s’po e ndihmonte Drenicën (video)

12 dhjetor 2023 | 12:15

Qeveria Kurti ka diskriminuar Komunën e Skenderajt, duke mos e përkrahur financiarisht me ndonjë projekt kapital për vitin 2024.

Kjo ka nxitur reagime të shumta në opinion. Zyrtarët e kësaj komune kanë bërë me dije se kjo është një hakmarrje politike që kryeministri Albin Kurti po i bën këtij rajoni, i cili njihet si bastion i PDK-së.

Por, krejt qëndrime tjera kishte Kurti kur ishte në opozitë.

Asokohe ai kritikonte qeverinë Thaçi se nuk po e ndihmon sa duhet rajonin e Drenicës.

Në një tubim elektoral në vitin 2013, para qytetarëve të Skenderajt, Kurti kishte thënë se Qeveria e saj kohe vetëm kishte krijuar përshtypjen se po e ndihmon Drenicën.

“Qeveria e Kosovës e ka krijuar përshtypjen që po e zhvillon dhe po e ndihmon Drenicën shumë, mirëpo komuna e Skenderajt është komuna me nivelin më të naltë të papunësisë në Kosovë, plot 67 për qind, dhe nder komunat më të varfra në Kosovë. Nëse kështu po e ndihmon Qeveria e Kosovës Skenderajn, besoj që Skenderaj është shumë më mirë ia del pa ndihmën e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur Salma Hayek vitin e kaluar ka gëzuar…