Qeveria ofron ndihmën institucionale për ish-kryeministrin Mustafa
14 janar 2018
| 22:06
Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media reagoi lidhur me përkeqësimin shëndetësor të ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Sipas këtij njoftimi, po përcjellën nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.