Qeveria për bastisjen e Krasniqit: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë

04 nëntor 2020 | 13:30

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas bastisjes që po bëhet në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.

Qeveria ka njoftuar se po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me Krasniqin.

“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e qeverisë.

Më tutje, qeveria ka theksuar se prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast, përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, është thënë në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat…