Qeveria: Për reciprocitetin dhe targat nuk flitet në Bruksel
07 gusht 2022
| 18:37
Nuk ka detaje për takimin e 18 gushtit Kurti-Vuçiq në Bruksel
Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin dhe targat nuk do të diskutohen në takimin e 18 gushtit Kurti-Vuçiq në Bruksel, thotë zëdhënësi i Qeverisë. Skepticizëm për këtë takim shprehin njohës të procesit të dialogut.