Qeveria për tre muaj shpenzoi 505.9 milionë euro

03 shtator 2021 | 16:05

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Sipas ASK-së në tremujorin e dytë të hyrat ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në kohën e njëjtë ishin 587.2 milionë euro.

ASK-ja ka theksuar se ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe kohore.

“Gjithsej të hyrat e qeverisë së përgjithshme në TM2 2021 ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2020 ishin 587.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 59.9 për qind  të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e qeverisë së përgjithshme në TM2 2021 ishin 505.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2020 ishin 534.9 milionë euro”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 32.1 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet 27.3 për qind, konsumi i ndërmjetëm 15.4 për qind, formimi i kapitalit bruto 11.0 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit po përpiqen të zhvillojnë një…