Qeveria pezullon vendimin për rritjen e pagave
01 shkurt 2018
| 12:46
Qeveria Kosovës në mbledhjen e sotme ka pezulluar vendimin për ngritje të pagave për zyrtarët qeveritarë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ky vendim është i motivuar në respektim të institucioneve.
“Në këtë mbledhje propozoj pezullimin e përkohshëm për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Për fat të keq, pos atyre që janë në këtë tavoline nga ky vendim preket shumë sistemi i drejtësisë, gjyqësori dhe prokuroria. Vendimi për pezullim është i motivuar në respekt të institucioneve”, ka thënë Haradinaj.