Qeveria po i bën shërbime opozitës, dëme të mëdha qytetarëve
16 shkurt 2022
| 08:29
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, po u bën dëme të mëdha qytetarëve.
“Ndoshta për shkak të sjelljeve të tyre, këta (qeveria) po e kryen në masë të madhe edhe punën tonë”, thotë deputeti i LDK’së në Pressing.
“Me veprimet që po i bëjnë besoj që po i bëjnë shërbimin më të madh opozitës, në dëm të qytetarëve. Në kurriz të qytetarëve sepse veprimet e njëpasnjëshme që po bëhen kanë filluar të shihen kostot e tyre ekonomike dhe sociale”, shtoi ai.
“Me buxhetin që ka sjell në Kuvend për vitin 2022… është jashtë çdo koncepti zhvillimor dhe stabilitetit fiskal në vend”, shtoi ai.
“Viti 2022 unë pres që do të jetë një vit bukur i vështirë”, theksoi Hoti.