Qeveria po i mbivendoset Kushtetutës dhe Kuvendit!
Shkruan: Hisen Berisha
Në seancën 6 tetorit të Kuvendit të Kosovës, e planifikuar për t’i adresuara pyetjet e deputetëve gjegjësisht qytetarëve të Kosovës, kryeministri Kurti në foltoren e kuvendit deklaroi se “nuk do iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës, as ai dhe as ministrat e tij, si revansh për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të qeverisë.
Kjo në rend të parë është ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Por, ajo çfarë shpërfaqi kryeministri e shpura e tij qeverisëse e kabinetarët e tij, tregon se ky nuk qeverisë në frymën e Kushtetutës së Kosovës, por me arrogancën e numrave po i mbivendoset Kushtetutës dhe Kuvendit.
Albin Kurti qeverisë me “agjendë” të përgatitur paraprakisht, prej kohesh, që nga “takimi i Brezovicës”, nga ku mori direktivat për angazhim në politikë, fillimisht si organizatë multietnike “KAN” për ruajtjen e bashkim-vllazrimit në formën e bashkëjetesës, në kuadër të “Lëvizjes për Jugosllavinë” të themeluar nga “Jugosllavenët e Bashkuar”, të cilën më vonë e transformon në lëvizje me emërtimin intrigues “Vetëvendosje” për “bashkim kombëtar”, me qëllim të komprometimit edhe të këtij ideali të shqiptarëve.
Tashmë, për katër vite qeverisje që nga 06 tetori 2019, e dëshmoj se, agjenda me të cilën erdhi në politikë dhe po qeverisë, e ka mision zhbërjen e shtetit të Kosovës, në aspektin ekonomik, social, politik dhe të sigurisë.
Pushtetin e ekstremit të majtë njerëzimi e ka përjetuar gjatë fashizmit, e kombi shqiptarë që jeton në Republikën e Kosovës, po hyjnë dalëngadalë në zjarrin e kësaj ideologjie qeverisjeje.
Kjo çfarë bëri pushteti sot, duke i ikur përgjegjësisë që ka, me mos përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve, tregon se kjo qeveri nuk jep llogari dhe nuk dëshiron të jep llogari për korrupsionin, krimin e organizuar, keqqeverisjen, mashtrimin, vjedhjen, acarimin e raporteve me aleatët me theks ShBA-në, futja e vendit nën sanksione, me theks në fushën e mbrojtjes, stërkeqjen e procesit politik, deri të veprimet politike që po e kthejnë Serbinë në Kosovë.
Arsyetimi se këtë po e bën për shkak të bllokimit nga opozita të “marrëveshjeve ndërkombëtare” është banal deri në joseriozitet.
Qeveria e ka pushtetin dhe duhet ti zgjedhë problemet, ndërsa opozita po i përdor mjetet ligjore, kushtetuese më demokratike, për ta ndalur këtë qeveri të shkatërrimit, të korrupsionit, të krimit të organizuar e tradhtisë.
Moratoriumi ligjor në kuvend që ka vendosur Partia Demokratike, është propozuar pikërisht për ta ndalur në rrugën e zhbërjes së shtetit, për ta detyruar në kompromis konsensual për gjetjen e strategjisë dalëse nga kjo situatë, duke konstituuar një qeveri gjithëpërfshirëse, e cila merr përgjegjësin e përmbushjes së obligimeve kontraktuale ndërkombëtare.