Qeveria po kërkon 235 vetura të reja, ndanë afro 5 milionë euro

22 nëntor 2024 | 09:48

Qeveria e Kosovës për nevoja të institucioneve shtetërore, ka hapur tender për marrje me qira të 235 vetura zero-zero me vitin e prodhimit 2023/2024.

Vlera e parashikuar për 5 lote është 4.97 milionë euro me kohëzgjatje të qirasë 60 muaj.

Procesi i tenderit është bërë përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) dhe se veturat me qera do të shfrytëzohen nga shumë institucione të cilat janë të paraqitura në dokumentin e publikuar në dosje të këtij tenderi.

Vlera e parashikuar për secilin Lot janë si më poshtë:
Totali – 4,974,000.00€
Lot 1 – 756,000.00€
Lot 2 – 549,000.00€
Lot 3 – 1,110,000.00€
Lot 4 – 1,920,000.00€
Lot 5 – 639,000.00€

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata më e lartë botërore për krimet e luftës lëshoi…